Politike
Cirku i Edi Ramës me kënetën, bufin dhe çyrykët/ Një grumbull i madh plehu me turpe

Nga Alfred Lela
Ajo që ndodhi dje me Edi Ramën dhe adoleshentët nuk është dalje nga tema, është vetë tema.
Ky është një turp i radhës mbi një grumbull të madh plehu me turpe më të vogla, por shiko, kjo nuk është e paqëllimtë, të gjitha këto e kanë një qëllim.
Është një fushatë komunikimi negative që bëhet për një arsye, është i mirë-menduar, është i pozicionuar, është taktik dhe strategji bashkë.
Kryeministri nuk mundet të bëjë fushatë tjetër.
Le të hamendësojmë fushata alternative. Si do të dukeshin fushatat e Edi Ramës nëse nuk do të bënte këtë fushatë.
Do fliste për ujin, do fliste për energjinë elektrike, do fliste për pensionet, do fliste për rrogat, do fliste për shëndetësinë, do fliste për mjedisin, në kuptimin e ndotjes, do fliste për trafikun. Pra asnjë nga parametrat që matin një mirëqeverisje ose një keqqeverisje, Edi Rama nuk i ka dhe për këtë nuk flet.
Dhe për të shmangur të folurit për ta, shpik kënetën, bufin, cyrykët dhe shkon në ekstremitet.
Dhe kjo ndoshta është, kjo e fundit pastaj, ekstremiteti është një gjë që publiku nuk duhet ta falë me votë, më 11 maj.
T’u thuash fëmijëve, në epokën e përshqyrtimit të madh siç është kjo e sotmja, t’i ndihmojë kësaj përshqyrtimi, dhe kësaj gjurulldie edhe vetë kryeministri që duhet të jetë një nga autoritetet më të larta, në të gjitha kuptimet një nga autoritetet më të larta në vend, të thotë që futuni dhe kërkoni kryeministrin tuaj është… unë nuk e di se cili emër mund t’i shkojë.
Stili i fushatës është vetë Rama, por është stil i shumëfishuar edhe prej mangësive, prej dështimeve në 12 vite qeverisje.

