Sport
City kthehet “i frikshëm”/ Skuadra e Guardiola mundi 5-2 Juventus, kalon si e para e grupit

Mançester Siti duket se ka hedhur pas krahëve sezonin zhgënjyes që kaloi në Angli dhe Europë. Skuadra e Pep Guardiolës u kthye e frikshme në ndeshjen e fundit të grupeve në Botërorin e Klubeve.
Mundi 5-2 Juventus, duke siguruar si e para e grupit biletën për në fazën tjetër të turneut. Formacioni anglez dominoi me lojë dhe raste, megjithëse pjesa e parë u mbyll me një epërsi në ngushtë në rezultat.
Në minutën e 9-të, Duku kaloi në epërsi Manchesterr Siti, por festa e të besuarve të Guardiola zgjati shumë pak. Dy minuta më pas Kopmejners barazoi shifrat pas një gabimi të portierit kundërshtar.
Një tjetër gabim, këtë herë në zonën e Juventus i dha sërish avantazhin anglezëve falë autogolit të Kalulu në minutën e 26-të që vendosi shifrat 2-1 përpara pushimit.
Në pjesën e dytë, Siti e ktheu në një shfaqe personale ndeshjen, duke gjetur edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.
Haland, Foden dhe Savinjo shënuan emrin e tyre në listën e golashënuesëve. Në fund, Juventus vetëm sa zbuti humbjen me Vllahoviç që vendosi fatin e ndeshjes me rezultatin 5-2.
Me këtë fitore, Mancester Siti kalon në raundin tjetër të Botërorit për Klube si e para e Grupit G, ndërsa I jep edhe një sinjal të rëndësishëm të gjithë rivalëve, duke nisur nga Al Hilal me të cilin do përballet në 1/16.
Nga ana tjetër, Juventus gjithashtu siguron kualifikimin, por rruga drejt trofeut bëhet më e vështirë. Pengesa e parë e madhe mban emrin e Real Madrid, me të cilin do luajë në fazën tjetër të kompeticionit.
abc.news

