Politike
Civilët serb me shkopinj në duar, ja pse po dalin në rrugët e Beogradit, sipas Ponosh
Shefi i grupit parlamentar opozitar në Kuvendin e Serbisë, ish gjenerali Zdravko Ponosh, tha se nxjerrja në rrugë e anëtarëve me uniforma civile të BIA-s, është pjesë e fushatës së marketingut të presidentit Vuçiç.
“Kjo ka të bëjë me largimin e vëmendjes nga tema të tjera të rëndësishme. Njëra prej tyre është hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vazhdimi i kultit të individit që ai po ngre. Vuçiç e tregoi gjatë Covid-it kur nxori ushtrinë për të mbrojtur popullin nga virusi me pushkë. Pastaj vlerësimi i tij, i cili ishte në rënie, u rrit. Arsyeja e tretë është fushata elektorale për zgjedhjet locale” – deklaroi Ponosh duke theksuar se është tronditje për Serbinë që njerëz me uniforma të zeza ecin në rrugë, duke mbajtur në duar shkopinj të gjatë.
Ai gjithashtu kujtoi se mbjellja e frikës është qëllimi kryesor i aksioneve terroriste.
“Ajo që kemi parë në shëtitoret dhe në qendra tregtare në Beograd, është mbjellje e frikës” – potencoi Ponosh, i cili gjithashtu tregoi se gjatë mbajtjes së një seance për sigurinë kombëtare, e vetmja gjë e rëndësishme ishte të përcillnin në popull idenë “se seanca u zhvillua dhe se ishte e jashtëzakonshme”
Ponosh iu referua edhe njoftimit të Aleksandër Vucicit, se Serbia do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova bëhet anëtare.
“Hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës është pjesë e marrëveshjes së Vuçiçit. Ai negocioi që Kosova të hyjë në Këshillin e Evropës dhe në këmbim manastirit të Deçanit të marrë një letër nga autoritetet e Kosovës se janë pronarë të tokës që i ka takuar me shekuj” – theksoi opozitari serb.
“Mendoj se Vucic po bëhet gjithnjë e më pak i dobishëm për sponsorët e tij ndërkombëtarë, ashtu si Pinoçeti dhe Norijega pushuan së qeni të dobishëm për Perëndimin. Problemi është te këndvështrimi i publikut vendas. Kjo është diçka që meriton vëmendje, prandaj është e rëndësishme që imazhi mediatik të ndryshojë dhe opozita të flasë qartë dhe me zë të lartë, ne menyre që qytetarët të mos bombardohen me gënjeshtra çdo ditë” – theksoi Ponosh
Kujtojme se më herët ai pati deklaruar se “Vuçiç e admiron Putinin për shkak të mënyrës së qeverisjes.
Sipas Ponosh, Aleksandër Vuçiç po përgatitet për lëvizjen përfundimtare në dorëzimin e Kosovës.
“I ashtuquajturi Fundi i Vuçiçit”, në historiografinë serbe do të marrë emrin dhe vendin që i takon. Pas dështimit të planit terrorist në Banjska, ai u detyrua të ngjeshet në një qoshe. Ka çmimi për ta tërhequr atë nga cepi, sepse dikush do të bëj tregti me të, dhe ajo është njohja e Kosovës, në një mënyrë apo në një tjetër. Nga Vuçiç kërkohet bashkëpunim urgjent dhe pa kushte përsa i përket Kosovës. Kjo mundësi e artë për Perëndimin nuk do të humbasë. Pastaj do kërkohet kthimi i Listës Serbe në arkitekturën e qeverisë së Kurtit. Do vazhdojë me obligimin e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e Veriut, pa mbajtur kusht asociacionin, kusht ky që ka startuar. Por problem është se tani Albin Kurti po dëshiron ta poshtërojë më tej Vuçiçin, duke e parë të futur deri në mes në baltë” – deklaroi lideri i partisë ‘Srbija Center.’