Kronike
‘Çmendet’ shqiptari në Itali, del në rrugë dhe nis të gjuajë me armë
Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, pasi qëlloi dy herë me armë në ajër dhe kërcënoi fqinjin e tij se do ta vriste.
Pas arrestimit, ai deklaroi se kishte gjuajtur me armë pasi ishte i mërzitur.
Sipas mediave italiane, pasi ka qëlluar në ajër, një prej fqinjëve të tij ka dalë në dritare, ndërsa 31-vjeçari i është kthyer ashpër dhe i ka kërkuar që të futet menjëherë në banesë, përndryshe do ta qëllonte.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe armën, e cila ishte e mbushur dhe gati për qitje.