Pinknews
“Çmenden” vajzat e “BBV Albania”/ Gjatë debatit Loredana tenton të puthë në buzë Eglin

Vajzat e shtëpisë këto ditë kanë qenë të zjarrta dhe kanë krijuar situata të ndryshme.
E në këtë duket të ketë ndikuar televotimi pasi janë të gjitha në nominim nga një avantazh që pati Krisa Çaushi. Loredana veçanërisht ka qenë e ashpër dhe ka prodhuar ngjarje të shumta me banoret e tjera.
E një të tillë e pati edhe me Egli Takon, ku në një moment u afrua që ta puthte në buzë. Egli nga ana tjetër nuk e lejoi dhe i tha: “Mos guxo se do të dalësh me zarf të zi’.
Ajo e ka përndjekur edhe në dhomë të gjumit, për të kthyer këtë në favor të saj. Sidoqoftë, pritet të shihet se kush nga femrat e shtëpisë do të eliminohet sonte.

