Connect with us

Bota

Çmenduri/ I riu filmon dhe transmeton drejtpërdrejt sulmin me thikë, plagosë pesë persona

Një i ri në Turqi filmoi dhe transmetoi drejtpërdrejt sulmin me thikë para një xhamie. Në këtë sulm ai arriti të therë të paktën pesë persona ndërsa shihej me një shami në fytyrë dhe jelek antiplumb, duke sulmuar kalimtarët e rastit në Eskisehir.

I dyshuari është një 18-vjeçar i armatosur me thikë të gjatë, dhe që transmetoi direkt sulmin pranë oborrit të xhamisë Tepebasi. Ai gjatë sulmit nuk e nxori as edhe një fjalë nga goja, kurse pamjet janë rrëqethëse. Megjithatë ai u përplas për tokë nga policia që reaguan me kohë.

“Sulmuesi ishte i veshur si personazhet e videolojërave me sëpatë në brez, jelek antiplumb, helmetë dhe shami në fytyrë”, u tha nga policia në Eskisehir.

Disa media të atjeshme raportojnë se ai kishte të veshur një bluzë me diellin e zi, një simbol nazist. Ai nuk ka treguar motivet e këtij sulmi, ndërsa Cumhuriyet raporton se ai ishte i ndikuar nga videolojërat me luftëra.

Advertisement