Connect with us

Kosova

Çmimi hakmarrjes dhe koalicioni me Albinin, Fatmir Limaj po i jep oksigjen Kurtit dhe vetes

“Ka histori politike që përshkruhen me shifra, deklarata dhe sondazhe. Dhe ka të tjera që kërkojnë të ndjehen, të kuptohen si rrëfim i pashkruar që përshkon dekadat për t’u shfaqur në një marrëveshje të beftë. Rasti i Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit është një prej tyre” – Keshtu e ka nisur editorialin e tij te fundit analisti Baton Haxhiu duke theksuar se “Pakti mes tyre nuk është një kalkulim i zakonshëm koalicionesh”

“Është më shumë se një bashkëpunim për vota; është një marrëveshje per mbijetesë politike, që tenton ta kthejë një armiqësi të kahershme në një aleancë që përfshin jo vetëm të tashmen, por edhe zgjedhjet e ardhshme. Në zemër të kësaj marrëveshjeje është ajo që në tavolinë quhet “pako” – një paketë që nuk përmban thjesht poste, por një projekt për të mos u fundosur të dy në të njëjtën kohë” – ka deklaruar Haxhiu.

Ai ka kujtuar se para zgjedhjeve të fundit, Fatmir Limaj iu afrua Partisë Demokratike të Kosovës për një koalicion që do të kishte natyrën e një rikthimi në shtëpi. Prejardhja e përbashkët ideologjike, rrënjët në UÇK dhe një ndjenjë e përbashkët për humbjet dhe fitoret politike e bënin atë rikthim të natyrshëm.

“Aq i thellë ishte ky afrimi sa që Limaj ishte gati të shkrihej brenda PDK-së. Por, historia kishte memorie më të gjatë se ofertat pragmatike” – ka shkruar analisti i njohur.

Në një kthesë të errët të vitit politik 2011, kur Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj kishin refuzuar që Behgjet Pacolli të bëhej president, PDK-ja filloi te ndahej perbrenda vetes dhe nga ajo kjo plagë doli NISMA. Nëse atëherë dukej si një largim per ego, sot duket si një strategji me kosto.

Ate kohe Nisma mori më shumë se 6% ne votime dhe ndihmoi në rrëzimin e qeverise se PDK-së, duke ia dorëzuar për herë të parë Isa Mustafës postin e kryeministrit. Ky ishte çmimi i një hakmarrjeje të hershme dhe i një strategjie pa falje.

Por, më shumë sesa numrat, ishte narrativa që po ndryshonte. Dueti Limaj-Haradinaj, të dy nga radhët e UÇK-së, i dha krah diskursit të Lëvizjes Vetëvendosje kundër PDK-së. Kurti ndërtoi një armë të pamëshirshme diskursive kundër Hashim Thaçit, dhe, me kohë, përthithi edhe një pjesë të elektoratit të LDK-së.

Por, koha kthehet. Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk nxorën fitues. Albin Kurti nuk mund të bëjë qeveri, pa vota të opozitës. Koalicioni me AAK-në ndihmoi që NISMA të marrë tre deputetë, mjaftueshëm për t’i dhënë Kurtit një shpresë për të qeverisur.

Albin Kurti e di se frika e vetme politike që ka quhet Ramush Haradinaj. Ai nuk mund ta afrojë, por mund ta amortizojë ndikimin e tij duke marrë Fatmir Limajn. Në këtë mënyrë, ai merr një pjesë të UÇK-së’ – ka shkruar ne editorialin e tij analisti I njohur……..

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisement