Kronike
Çmontohet banda gjigante e shqiptarëve, në pranga 17 shtetas
Europol, në bashkëpunim me policinë belge dhe atë gjermane kanë arritur të çmontojnë një bandë të mirëorganizuar të shpërndarjes së drogës, e përbërë tërësisht nga shqiptarë. Në operacionin, ku morën pjesë më shumë se 300 forca policie, janë arrestuar 17 shqiptarë, janë sekuestruar rreth 700 mijë euro “cash”, si dhe një sasi prej mbi 20 kilogramësh drogë.
Kjo organizatë kriminale merrej më së shumti me trafikun e kokainës dhe heroinës. Pas hetimeve të hollësishme u zbulua se në një mënyrë të sofistikuar, droga arrinte të kontrabandohej në të gjithë Europën, duke e bërë këtë bandë një furnizues të madh të këtij tregu.
Droga dyshohet se vinte me kontejnerë në Belgjikë, përpara se të ndahej dhe të kalonte në Gjermani me ndihmën e automjeteve të pajisura me ndarje sekrete të sofistikuara.
Më pas, në doza më të vogla, droga shpërndahej në të gjithë Europën. Përveç drogës dhe parave, policia sekuestroi edhe një shtëpi bari, si dhe një pjesë të madhe të mjeteve logjistike, që ndihmonin trafikantët të kryenin aktivitetin e tyre kriminal. Ndërkohë, me siguri në vijim pritet të filtrojnë edhe emrat e 17 të arrestuarve.
REZULTATET E DITËS SË AKSIONIT
26 kërkime pronësie (21 në Belgjikë, 5 në Gjermani)
17 arrestime (15 në Belgjikë, 2 në Gjermani)
KONFISKIMET PËRFSHIJNË
Një plantacion i brendshëm i kanabisit
15 kilogramë kanabis
3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë
13 automjete, shumica të pajisura me ndarje profesionale të fshehura
3 armë zjarri
Mbi 700 000 euro në para të gatshme