Connect with us

Aktualitet

Ç’ndodh nëse humb? Perlat e Roland Bejkos

Roland Bejko është futur në garë për Bashkinë e Tiranës, por thotë se nuk do të mërzitet edhe nëse nuk do të fitojë. Madje e merr me sportivitet. I ftuar në “TPZ”, Bejo u shpreh se jeta për të vazhdon edhe nëse merr më pak vota dhe Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, formuar nga kryedemokrati Sali Berisha e kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Madje, kandidati i dalë nga Enkelejd Alibeaj thotë se edhe nëse PD del forcë e tretë me të si garues, do të punojë më fort, që në vitin 2025 të dalë e para. Ka gjithmonë një mundësi tjetër, sipas tij…

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Nëse LSI, meqë thoni se Belindi është kandidat i LSI, merr më shumë vota se PD, ky është problem shumë i madh…

Roland Bejko: E çfarë pastaj? Jeta vazhdon! Sot je minorancë, nesër mazhorancë. Jeta poltike vazhdon.

Pyetje: Zhvejku ka thënë, njeriu mund të bëjë çfarë të dojë por nuk ka lezet. Çfarë ndodh nëse PD del forcë e tretë?

Roland Bejko: E çfarë pastaj? Do të vazhdojë të punojë që në 2025 të dalë forcë e parë. Erdhi i zoti e ndau PD-në në 400 copa, kemi thënë zotëri mos u kthe se e ndave PD-në.

Advertisement