Connect with us

Pinknews

CNN i jep “fronin” Shkodrës Elektronike: Pse Shqipëria duhet të fitojë Eurovisionin

Duket se rruga e suksesit ndërkombëtar është shtruar për “Shkodrën Elektronike”. Diçka që pritej pas performancës së tyre të shkëlqyer në Eurovision, duke bërë krenar çdo shqiptar anë e mbanë globit.

Në një artikull të CNN ku është hartuar renditja (subjektive) për këtë festival, Shqipëria mban fronin me “Zjerm”.

Për këtë media, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përbëjnë çiftin surprizë të këtij viti.

Renditja e CNN, e cila nis me Armeninë të grupit PARG me këngën “Survivor ”, e vendit 26 për të vijuar më pas me vendet e tjera, dhe në vendin e parë, renditet Shqipëria me ‘Shkodra Elektronike’ me këngën ‘Zjerm’.

CNN e nis me një përshkrim mbi dy këngëtarët shqiptarë Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji.

Sipas rrjetit televiziv amerikan, “Shkodra Elektronike” mund të kapitalizohet mbi mesataren e këngëve të tjera gjë e cila mund ta bënte të arrinte një fitore shokuese në Eurovizion.

“Një zotëri ‘kokërruar’ dhe një këngë e cila jep atmosferën e një kulti, ku bashkë me Beatriçen formojnë çiftin më origjinal të Eurovizionit. “Shkodra Elektronike” mund të kapitalizohet mbi mesataren e këngëve të tjera gjë e cila mund ta bënte të arrinte një fitore shokuese në Eurovizion”, shkruan CNN.

Ata këndojnë rreth një oazi të dëshiruar që shoqërohet me tekstin e këngës; “Nëpër rrugë, asnjë ambulancë, kurrkush s’flet me arrogancë, Edhe sot na thanë që s’prishet koha, Përfundova nën ujë, kurrë s’m’u tha goja (No), Imagjino një minutë pa ushtarë, pa jetima, Asnjë shishe n’oqean, naftës i vjen era jargavan”.

“Emocionet janë të mëdha, skena është e madhe, presioni është i madh”, shprehet për CNN, Beatriçe Gjergji.

CNN shkruan më tej se ata duhet të jenë tifozë të mëdhenj të Eurovisionit, por Beatriçe Gjergji përgjigjet: “Jo, aspak, nuk është lloji ynë i muzikës”.

Rrjeti amerikan shpjegon më tej se ambivalenca e tyre është një pasuri: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë dhe ata po marrin mbështetjen e merituar nga fansat.

“Nëse besoni në llojin e muzikës që doni më shumë, mbase diçka mund të ndodhë”, thotë Beatriçe Gjergji.

E përpos tyre, CNN shkruan se kjo dyshe ka sjellë diçka ndryshe, një lloj muzike krejtësisht autentike. Prandaj, ata po marrin vëmendjen e duhur nga fansat.

Advertisement