Connect with us

Kosova

Çokollatat serbe në Kosovë/ Dy motive për presionin gjerman dhe roli i këshilltarit kryesor të Scholz

Autoritetet e Kosovës hoqën ndalimin për hyrjen e mallrave nga Serbia, por vetëm në vendkalimin Merdare. Ndalimi, i cili u fut në qershor të vitit 2023, dhe më pas u justifikua me “arsye sigurie”, mbeti për vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, sepse, siç shpjegoi kryeministri i Kosovës, Aljbin Kurti, në ato vendkalime nuk ka skanerë, kështu që “siguria rreziku” mbetet aty.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të riaftësuar hyrjen e mallrave nga Serbia është rezultat i presionit të Gjermanisë, sipas analistëve.

:Janë dy arsye pse Gjermania mori iniciativën diplomatike për Kosovën, njëra është se Gjermania është sponsorizuese e procesit të Berlinit, që përfshin integrimin ekonomik të rajonit, së bashku me planin e rritjes së BE-së, dhe tjetra është se një vendim i tillë po ashtu prek kompanitë gjermane që operojnë në Serbi” – theksoi për NIN politologu Ognjen Gogiq, duke shtuar se proceset rajonale, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, parashikojnë që rajoni të kthehet në një treg të përbashkët.

Ai gjithashtu tha se Gjermania, si kujdestarja kryesore e Kosovës në vitet e fundit, me heret u përpoq ta shtyjë Kosovën në Këshillin e Evropës dhe kushti i parë ishte që t’i kthenin tokën manastirit të Deçanit dhe ia dolën, por me te dyten qe ishte asociacioni te dergohej ne Gjykaten Kuahtetuese, deshtuan. Kjo gjë që shkaktoi zemërimin e Gjermanisë ndaj Albin Kurtit dhe pezullimin e mëvonshëm të hyrjes në Këshillin e Evropës.

Roli aktiv i Gjermanisë në çështjen e Kosovës dhe Serbisë mund të shpjegohet edhe me faktin se Berlini është një nga autorët e planit gjermano-francez, prandaj dëshiron që ai të përmbushet dhe një nga njerëzit e rëndësishëm që qëndron pas këtij plani eshte Jens Pletner, këshilltar i kancelarit gjerman, i cili ka ndikimin të madh në politikën e jashtme të Gjermanisë, edhe kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.

Advertisement