Connect with us

Bota

COVID-19 në Greqi, 2.152 rezultuan pozitiv dhe 87 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit

GREQI– Vijon edhe për ditën e sotme një numër i lartë rastesh me COVID-19 në Greqi, ku kanë rezultuar pozitiv me virusin 2.152 persona.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur 87 persona, duke arritur në 1902 numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. Një lajm i mirë është që numri i vdekjeve ka pësuar një ulje në krahasim me ditën e djeshme ku humbën jetën 101 persona të infektuar.

Qeveria greke ka marrë vazhdimisht masa të reja për vënien nën kontroll të përhapjes së COVID-19. Një nder masat e fundit ishte ajo e ditës së djeshme ku u njoftua se izolimi kombëtar do të zgjatet edhe përtej nëntorit. Kjo për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus dhe mungesës së kapaciteteve spitalore.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *