Sport
Covid dhe financat e kampionëve: Interi, 245 milionë deficit, Bayer Munich me fitime
Po qajnë kampionët, por më shumë ata të Italisë. Nuk mjafton të fitosh titullin kombëtar për të rregulluar llogaritë, sepse nëse përfshihet Covid-19, rrezikohet buxheti.
Kur kostot mbeten të qëndrueshme dhe të ardhurat bien, për shkak të ndeshjeve të luajtura me tribuna bosh, rezultati neto është padyshim me vijë të kuqe. Interi di diçka për këtë, pasi në qershor 2021, regjistroi një humbje prej 245.6 milionë eurosh, duke shënuar edhe kulmin e deficitit më të lartë në historinë e Serisë A.
Zikaltrit, siç del nga “Raporti i Kampionëve Europian 2022”, i publikuar së fundmi nga “Kpmg”, shoqërohen nga kampionët e Spanjës, Francës, Portugalisë, Holandës dhe Turqisë, të cilët gjithashtu rregjistruan humbje të konsiderueshme, ndonëse shumë më të ulëta se ajo e Interit: nga 111.7 milionë për Atletico Madrid, në 8.1 nga Ajax, duke kaluar në 44 milionë nga Besiktas.
Përjashtim i vetëm në mesin e kampionëve të tetë ligave kryesore të Europës, e përfaqëson Bayern Munich, i cili në bilancin e 30 qershorit 2021, shfaqi një fitim prej 1.8 milionë eurosh, ndërsa rezultati neto i Manchester City nuk është i pranishëm, si kosto, pasi mungojnë të dhënat. Bavarezët, në buxhetin e 29-të radhazi, dalin me rezultat pozitiv ekonomik dhe janë ndër të tjera, i vetmi klub i aftë për të rikonfirmuar veten në krye në krahasim edhe me vitin 2020.
Ndër gjashtë nga tetë klubet që u analizuan, shënuan xhiro më të ulët në sezonin e fundit sesa në vitet para Covid. Përjashtim bënte Manchester City, i cili arriti në 644 milionë (96 milionë më shumë se dymbëdhjetë muaj më parë) dhe Lille, me 84 milionë. Në qershor 2021, për herë të parë në histori, “Citizens” patën më shumë xhiro se “Djajtë e Kuq”: me 557 milionë të ardhurat e tij, u mposht si në fushë ashtu edhe në xhiro.
Manchester City aktualisht ka vlerën më të lartë të skuadrës (1.2 miliardë euro) dhe është një nga tre klubet (së bashku me Chelsea dhe United) që kapërcejnë shifrën e 1 miliard eurove. Hapësirë edhe për profilet sociale: Bayern Munich është klubi më i ndjekur (104 milionë ndjekës në total, duke bashkuar Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, TikTok dhe Weibo), Manchester City ndalet në 98 milionë, ndërsa Interi në 46 milionë.
“Përmbysja e shkaktuar nga pandemia, tregohet qartë nga humbjet e mëdha të regjistruara nga tetë kampionët e ligave më të rëndësishme europiane të konsideruara në analizën tonë”,- është shprehur në mbyllje të diskutimit të tij, Andrea Sartori , shef global i sporteve në “Kpmg”.
Sport
Humbje ‘e ëmbël’, Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! ‘Zonja’ është finaliste e Kupës së Italisë
Lazio fitoi 2-1 kundër Juventusit në “Olimpico”, por kjo nuk u shërbeu djemve të Igor Tudor që të eliminonin “Zonjën e Vjetër”. Falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, rezultati i kthimit edhe pse jo në favor bën që Juventusi të jetë finalisti i parë i Kupës së Italisë.
Pas këtij momenti “Zonja e Vjetër” u shkund dhe nisi sulmet. Duhej ndërhyrja nga stoli e Allegrit me hedhjen në fushë të Milik në vend të Vlahovic që bardhezinjtë të shënonin.
Vetëm dy minuta në fushë Milik gjeti golin e 2-1 që i dha Juves një biletë për në finalen e madhe. Tanimë bardhezinjtë presin duelin e sotëm mes Atalantës dhe Fiorentinës (0-1 ndeshja e parë) për të mësuar rivalët e finales që luhet më 15 maj në “Olimpico”. Në humbjen e Lazios Hysaj luajti 90 minuta.
Sport
Kombëtarja kuqezi me 26 lojtarë në Gjermani, vendoset për zgjerimin e listës e Europianit
Ndryshime të rëndësishme për Euro 2024. Sipas lajmit të publikuar nga Sky Sports Neës, lista e të ftuarve për kombëtaret që do marrin pjesë në premierën e Europianit zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.
Në këto kushte, me shumë mundësi, trajneri i Kombëtares, Sylnvinho do të ketë më shumë mundësi zgjedhje-je dhe më pak “dhimbje koke”. Kujtojmë se tekniku kuqezi, ishte një nga dy trajnerët (së bashku me Deschamps), që ishte kundër kësaj ide-je, pasi grupi sipas tij mund të menaxhohet më mirë me 23 lojtarë.
Sugjerimi për këtë ndryshim u bë fillimisht gjatë një takimi të trajnerëve t në Dusseldorf dy javë më parë, por në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s të hënën, Sky Sports News mësoi se delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024, duke kaluar nga një limit prej 23 lojtarësh në 26.
Sport
Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi
Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur.
Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të. Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.
Shtatë minuta në këtë duel edhe për Kristjan Asllanin, që feston titullin në fushë dhe zbret nga froni Napolin. Pasi Rrahmani festoi sezonin e shkuar me Napolin, një tjetër shqiptar është kampion i Italisë. Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.
Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.
Sport
E gjithë bota me sytë te Milan-Inter, formacionet zyrtare të derbit të Milanos
Interi përballet me Milanin në Stadio Giuseppe Meazza (San Siro), në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët.
Një fitore eventuale e zikaltërve bën që Interi të fitojë matematikisht titullin kampion, pak javë përpara fundit. Lautaro me shokë, janë mjaft të motivuar para këtij takimi, pasi janë në kërkim të yllit të dytë në fanellë.
Në krahun tjetër, Milani do tentojë një sukses që më shumë vlen për prestigjin, sesa për kampionatin. Leao me shokë duan të prishin festës në anën tjetër të Milanos dhe për të arritur këtë, do iu duhet të bëjnë një ndeshje të madhe.
Arbitër i sfidës është caktuar Colombo, i cili ka përgjegjësinë të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Spektakël i garantuar edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve të Milano do luajnë ndeshjen e tyre në shkallët e stadiumit.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao.
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Sport
Polemika pas ndeshjes Real-Barcelona, Xavi nuk përmbahet: Turp, turp, vetëm turp
Episodi i golit fantazmë në “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës thekson edhe një herë mungesën e dukshme të teknologjisë së vijës së portës në Spanjë. Xavi ishte shumë i zhgënjyer pas disfatës së skuadrës së tij:
“Me ndeshjen që luajtëm, ishte normale që të fitonim. Duhet të jemi krenarë për mënyrën se si luajtëm, veçanërisht në pjesën e dytë. E kontrolluam mirë ndeshjen dhe e merituam marrjen e tri pikëve. Për shkak të situatave që nuk i kontrollojmë dot ishte i njëjti film si në raundin e parë, i cili shënoi kampionatin”.
Çfarë ju rëndon më shumë, vendimet e arbitrave apo gabimet në mbrojtje?
Të gjithë e panë. Ata mund të më sanksionojnë, por imazhet janë atje. Unë mund të analizoj vetëm ndeshjen, ne ishim më mirë se Reali. Ne humbën prej detajeve, por kjo është pjesë e procesit të tranzicionit në të cilin jemi. Ne e meritonim të fitonim.
Epo, jam plotësisht dakord. Është turp. Më pyetën për arbitrin dje dhe unë thashë se shpresoja që ai të mos ishte protagonist dhe të bënte gjërat e duhura. Epo, nuk ndodhi kështu dhe është turp. Nëse ne duam të jemi kampionati më i mirë në botë, duhet të zbatojmë teknologjinë.
Duhet të vazhdojmë të luftojmë për vendin e dytë. Kam ndjenja të përziera: Jam krenar për ekipin, por ka pasur situata që nuk mund t’i kontrollonim. Ne ishim më të mirë se Reali, tri pikët na ikën për shkak të rrethanave të pafavorshme.
Nëse ju kërkojnë të vazhdoni, a do ta rishikoni qëndrimin tuaj?
Nuk është koha. Më duhet të mendoj për ndeshjen e radhës. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe shumë gjëra mund të ndodhin.”
A mendoni se Madridi e meriton titullin?
Unë do t’i përgëzoj ata. Humbën vetëm një ndeshje, bënë një kampionat të jashtëzakonshëm. Por ndjenja ime sot është se ndodhi një padrejtësi e madhe.
Ancelotti: Xavi të thotë ç’të dojë, edhe penalltia e Vasquez ishte e qartë!
Carlo Ancelotti, trajner i Realit, u pyet në konferencën për shtypin pas “El Clasicos” për momentin e dyshimtë kur, pas një lëvizjeje të Yamal, Lunin e largoi topin ndoshta pasi e kishte kaluar vijën fatale. Pikërisht për këtë episod qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte shumë i ashpër:
“Nuk dua të jap mendimin tim për atë që mendon Xavi. Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe e luajtur mirë, në një nivel të lartë. Besoj se nuk ishte gol, sepse nuk ka një imazh të qartë. Dhe penalltia (e fituar nga Lucas Vásquez) mendoj se është e qartë”, theksoi trajneri italian.
Skuadra “merengues” u gjend dy herë në disavantazh ndaj Barcelonës, por në fund triumfoi falë golit të Bellingham, siç kishte bërë në fazën e parë.
“Kishte kaluar shumë kohë pa shënuar, kështu që është një gol shumë i rëndësishëm. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, tha më tej Ancelotti.
-
Kosova13 hours ago
Vjosa Osmani “asfaltoi” Vuçiçin në OKB, profesori amerikan: Surpriza e vërtetë ishte Rusi-Kosovë
-
Pinknews5 hours ago
“Të hëngsha p** unë ty” / Françeska shokon banorët me deklaratën ndaj Eglës
-
Kosova12 hours ago
Osmani DERGON ASOCIACIONIN në kushtetuese…? Tregon me gisht qeverinë
-
Pinknews3 hours ago
“O Meriton c*ca mos…”/ Konkurrenti i “BBV” TALLET keq me Erjola Doçit
-
Pinknews24 hours ago
Ç’po planifikojnë? Luizi dhe Ledri filmohen së bashku
-
Politike24 hours ago
Rama shpërthen ndaj RAI 3: Dokumentari njësoj si kronikat dikur me shqiptarë trafikantë dhe prostituta
-
Horoskopi14 hours ago
Mundohuni që të mos dorëzoheni përpara provokimeve të të tjerëve
-
Bota8 hours ago
“Tani shko dhe fito luftën” – Çfarë i tha Zelenskit kreu i demokratëve në Senat pas miratimit të ndihmës për Ukrainën