Connect with us

Kosova

Covid/ Kosova shtrëngon masat, sot rregulla të reja: Baret e restorantet hapur deri në orën 21:00! Mësimi në universitete online, fashë orare për të moshuarit

Me përkeqësimin e situatës së Covid Kosova ka shtrënguar masat.

Nga sot hyjë në fuqi rregulla të reja, ku një një prej tyre thuhet se baret dhe restorantet do të jenë hapur deri në orën 21:00.

Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafetëritë dhe të ngjashme në Republikën e Kosovës, u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 , përveç shërbimeve “Merr me veti“ (Take away)“, thuhet në vendim.

Për të moshuarit do të ketë një fashë orare për të lëvizur. “Personave mbi moshën 65 vjeçare u lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë orarit 6:00- 10:00 dhe 16:00-19:00. Jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore“, thuhet më tej.

Kurse mësimi në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private, organizohet në formën online.

Masat e reja te plota:

1.      Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 që janë me rezultat negativ me COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim:

1.1 Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.2 Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore, nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.3 Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

1.4 Për transport të organizuar me autobus ose linjë te rregullt ndërkombëtare tranzite, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

1.5 Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar lejeqëndrimin e përkohshëm ose përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;

1.5.1 Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë;

1.6  Diplomatët e huaj që janë akredituar në RKS si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ;

1.7 Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS-së, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për test TR-PCR negative,  të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;

1.8 Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS, mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër gjatë hyrjes në RKS, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negative, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS.

2.      Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19, dhe për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente.

3.      Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafetëritë dhe të ngjashme në Republikën e Kosovës, u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 , përveç shërbimeve “Merr me veti“ (Take aëay).

3.1 Brenda orarit të lejuar mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekte publike dhe private.

4.      Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim;

5.      Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë,  dasmat dhe ahengjet familjare,  si dhe çfarëdo forme tjetër organizimi ku ka grumbullim të njerëzve, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim;

6.      Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

7.      Lejohet therja e kafshëve në ambientet e autorizuara për therjen e kafshëve.

8.      Qytetarëve të Republikës së Kosovës u lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në objektet fetare dhe jashtë tyre, në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekt.

9.      Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektantët për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtoret e institucioneve dhe vizitorët.

10.  Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private të vendosin rregulla me shenja të dukshme në çdo hyrje të objektit (përfshirë këtu ndalimin e hyrjes pa maska, obligimi për të respektuar distancën etj), në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID -19.

11.  Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave, Teatrove, Bibliotekave, Filarmonisë, Galerive, Ansambleve, Baleti, Kinemave, Qendrave Rinore, Muzetë, Qendrave të Kulturës me grupe, duke shfrytëzuar vetëm 30 % të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Përqindja e shfrytëzimit të hapësirave do të vlen për të gjitha aktivitet si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime, gjithmonë duke u bazuar në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekt.

12.  Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjes mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, të bazuar në Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive.

13.  Lejohen fitneset si dhe pishinat e mbyllura për aktivitetet individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40 % të hapësirave, në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte.

14.  Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me kapacitete të përgjysmuara të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin, për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.

15.  Kërkohet nga të gjitha komunat të riaktivizojnë plotësisht shtabet e tyre lokale.

16.  Për ushtrim të veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kërkohet vlerësimi dhe mbikëqyrja nga autoritetet komunale, në Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte.

17.  Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna lirohen nga paraqitja në punë dhe punëdhënësit udhëzohen të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre online nga shtëpia.

18.  Personave mbi moshën 65 vjeçare u lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë orarit 6:00- 10:00 dhe 16:00-19:00. Jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

19.  Mësimi në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private, organizohet në formën online. Ndërkaq, provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen normalisht, por duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së.

20.  Të gjitha qendrave tregtare në tërë territorin e Republikës së Kosovës u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

21.  Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve private dhe të çfarëdo subjekti tjetër, të ndërmarrin masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së infeksionit brenda institucioneve të tyre, duke bërë dezinfektim të vazhdueshëm dhe duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

22.  Obligohen ekipet teknike mjekësore të QKMF-ve,(Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare) me mbështetjen e Policisë së Kosovës, të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hyjnë në pikat kufitare: Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe ANP “Adem Jashari ”.

23.  Shtabet komunale për parandalimin e epidemisë, drejtoritë për shëndetësi dhe QKMF-të, do të mbikëqyrin deri në dy javë ecurinë e shëndetit të personave të infektuar dhe do t’i raportojnë në baza ditore në QRSHP- IKSHPK për aktivitetet e ndërmarra dhe për situatën në teren.

24.  Komunat udhëzohen të shtojnë përpjekjet për realizimin e shërbimeve shëndetësore shtëpiake për të sëmurët kronik.

25.  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së udhëzohet të liroj nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit të gjithë përfituesit e skemave dhe benificioneve që menaxhohen nga MPMS.

26.  Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

27.  Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, përfshirë menaxhmentet e institucioneve publike dhe private që kanë për detyrë zbatimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19, ndaj tyre organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

28.  Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.

29.  Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë nr.01/32 datës 25/09/2020.

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç qau fshehurazi te Macron për ndalimin e Porfirije

Sipas doktor professor Enver Bytyçi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës pse kjo e fundit nuk lejoi para pak ditësh kryepeshkopin e Serbisë, Porferije, të hynte në territorin e saj.

“E sigurt është se presidenti i Serbisë është ankuar te presidenti Macron për këtë fakt, edhe pse të gjitha këto ambasada e dinë arsyen pse Proferije nuk u lejua në Kosovë. Sepse Patriarkana e Pejës nuk ekziston, ajo është transferuar nga Peja në Serbi para shumë shekujsh. Sepse kjo Patriarkanë ishte dhe mbetet shpikje e Serbisë. Ajo as nuk ishte krijuar në Pejë, por në një fshat afër Kragujevcit, diku në Serbinë e sotme qendrore. Si e tillë, Kisha Ortodokse e Serbisë dëshiron të rikthehet në territorin e Kosovës, pra në Pejë, ndërkohë që është një institucion fetar me qendër në Beograd” – theksoi Bytyçi duke shtuar se “Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë dëshiron të vijë në Kosovë e të thotë se “Kosova është djepi i shpirtit serb”, pra se në Kosovë, praktikisht në Pejë, paska lindur Krishti i serbëve, shën Sava! Këtë të vërtetë ai e pohoi pas kthimit mbrapsht në Beograd kur u zotua se “Serbia do të kthehet në Kosovë”

Sipas deklaratës së ambasadave të QUINT-it, moslejimi i kryepeshkopit të Serbisë të hyjë në Kosovë “është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe me obligimet për dialogun”.

“Pakoja e Ahtisaarit ka parashikuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe sjelljen e Kosovës ndaj Beogradit e kushtëzon me njohjen. Kurse ambasadorët që “e duan Kosovën aq shumë”, i kundërvihen vetëm Kosovës dhe i kujtojnë asaj detyrimet e Pakos së Ahtisaarit, ndërkohë që me Serbinë nuk kanë as vullnet, as dëshirë të sillen me të njëjtin kut. Për këtë arsye ka zhgënjim të madh jo vetëm te qytetarët” – deklaroi Bytyçi

Continue Reading

Kosova

Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë

Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, ka fajësuar Gjermaninë, Francën dhe Italinë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Shtetet anëtare, fatkeqësisht një rol të spikatur Gjermania, Franca dhe Italia dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përulën Serbisë. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe bën pjesë në Këshillin e Evropës, fundi i qetësimit të Vuçiçit tani”, shkroi ai në platformën X.

Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Por, Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Pak ditë pasi Kosova mbeti jashtë agjendës Qeveria e Kosovës, njoftoi se ka vendosur ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese brenda majit.

Continue Reading

Kosova

‘Po përpiqen të na ndajnë tërësisht nga Kosova’, Vuçiç takon Patriarkun serb e Dodik-un

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk do pajtohen “kurrë për një Kosovë të pavarur”, teksa dhe ka propaganduar gjoja për “persekutim” të serbëve të Kosovës.

Këto komente, Vuçiç i ka bërë pas një takimi me Patrikun serb Porfirije dhe Presidentin ultra-nacionalist të Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik.

“Çdo ditë në mënyra të ndryshme ata po përpiqen, jo vetëm nga zemra e nga shpirti, por edhe fizikisht, ta ndajnë tërësisht Kosovën nga ne. Populli ynë në Kosovë është i ekspozuar ndaj persekutimit brutal që nuk do të ndalet lehtë” – propagandoi Vucic

Ai theksoi gjithashtu se “do të kundërshtojmë me të gjitha mjetet politike dhe do të bëjmë gjithçka për popullin tonë në Kosovë dhe natyrisht nuk do të pajtohemi kurrë për një Kosovë të pavarur”.

Përveç kësaj, kreu i Serbisë ka njoftuar se me Porfirje-n dhe Dodik-un kanë folur edhe për rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë që pritet të miratohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila kundërshtohet nga Vuçiç dhe vartësit e tij.

“Shpreha mirënjohjen time për faktin që po merren me çështjen e rezoluta e imponuar për Srebrenicën, si çështje kyçe për mbijetesën e popullit serb. Edhe pse ne kemi luftuar dhe kemi investuar energji të jashtëzakonshme për t’i kundërshtuar sa më fort dhe fuqishëm, pa forcën dhe mbështetjen tuaj nuk do ta kishim bërë”, propagandoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Britanikët po përdorin një truk të ri, Vuçiç zbulon se ia ka frikën Greqisë se mund të njohë Kosovën

Aleksandër Vuçiç e thotë hapur: “kundërshtarët e Serbisë janë Berlini, Londra dhe Uashingtoni”.

Duke folur për rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, presidenti serb pretendoi se do të luftojë kundër fuqive të mëdha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por pranoi se në fund, vendi i tij do të humbë.

Vuçiç tha për televizionin publik serb, se për herë të parë Kina do të jetë kundër rezolutës, e cila sipas tij do ti vendosë njollën e gjenocidit popullit serb. Ai pretendon se qëllimi i dokumentit është shfuqizimi i Republika Srpska në Bosnje.

Zemërimin më të madh në rajon e shprehu kundër Malit të Zi për votën pro ndaj rezolutës, ndërsa paralajmëroi ndryshime të mëdha në botë pas 23 majit.

“Çfarë mund të them për Malin e Zi. Meksika do të abstenojë, Nikaragua do të jetë kundër dhe Mali i Zi do të jetë pro. Çfarë mund të them për faktin që Kina do të jetë kundër dhe Mali i Zi pro. Kjo tregon se sa shumë po ndryshon rendi në botë. Pas seancës së OKB-së, do të jemi dëshmitarë të ndryshimeve në botë, lindjes së një rendi të ri.”

Vuçiç foli për Kosovën duke akuzuar perëndimorët që po lejojnë atë që e konsideroi “vjedhje të territorit”.

Ai pretendoi se Britania po përdor një truk të ri për të mundësuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës, që ka të bëjë me kthimin e planit të Ahtisarit për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Presidenti serb u pyet lidhur me mundësinë që ndonjë nga pesë shtetet mos njohëse të Kosovës në Bashkimin Europian të ndryshojnë qëndrim.

“Spanja nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen e Kosovës. Kam frikë nga qëndrimi spanjoll për çështjen e Srebrenicës. Qipro nuk do të ndryshojë qëndrim. Shpresoj që Greqia të mos ndryshojë qëndrim.”

Gjithashtu nënvizoi se u beson verbërisht liderëve të Hungarisë dhe të Sllovakisë, që po merr veten nga atentati ku mbeti I plagosur rëndë, lidhur me çështjen e Kosovës dhe mbështetjen për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING