Shendeti

COVID19 – 331 të shëruar, 840 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2.374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 840
Të shëruar ne 24 orë 331
Të shtruar në spitale 479
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 2.374

Testime totale 204.008
Raste pozitive 42.988
Raste të shëruara 21.617
Raste Aktive 20.466
Humbje jete 905

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10946
Durrës 1356
Elbasan 860
Fier 1562
Korçë 1135
Vlorë 1045
Shkodër 919
Lezhë 739
Berat 720
Kukës 428
Dibër 249
Gjirokastër 507

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version