Connect with us

Aktualitet

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1397 testime, 85 të shëruar, 311 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Published

on

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1397 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                              311

Të shëruar ne 24 orë                           85

Të shtruar në spitale                            289

Humbje jete në 24 orë                         6

Testime ditore                                     1397

 

Testime totale            121,004

Raste pozitive                20,040

Raste të shëruara            10,893

Raste Aktive                    8,654

Humbje jete                      493

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4362

Durrës             832

Fier                  646

Shkodër           518

Korçë              513

Lezhë              389

Elbasan           384

Vlorë             351

Berat             256

Kukës                184

Gjirokastër        129

Dibër              90

Aktualitet

PORNOGRAFIA ARTISTIKE SHQIPTARE NE ‘REALITY SHOW’, NGA FABIAN ZHILLA, EDITORIAL NTV.AL

Published

on

By

 

Continue Reading

Aktualitet

Flori në Shqipëri, ja zonat ku po kërkohet…

Published

on

By

Në Librazhd dhe në Mirditë do të nisin kërkimet për flori.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë njoftimin për subjektet e interesuara për kërkimet e mineraleve.

Sipas njoftimit afati për ofertat e subjekteve është deri mbaron më 6 shtator.

Gjithashtu do të zhvillohen kërkime edhe në dy zona të tjera minerare, në Mirditë edhe Skrapar, për bakër dhe mineral ranor pllakor përkatësisht.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
3.
4. Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.
5. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE.

Continue Reading

Aktualitet

KEMBIMI VALUTOR, DATA 19.08.2022, NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT, DATA 19.08.2022, NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Alarmi…Pritet rritje rekord e çmimeve të konsumit

Published

on

By

Pritjet për inflacionin janë rritur sërish në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, bizneset presin që pas një viti norma e inflacionit të jetë 10.6%, ndërsa në tremujorin e mëparshëm pritshmëritë e tyre ishin në nivelin 3.3%.

Konsumatorët presin që pas një viti norma e inflacionit të jetë në nivelin 9.6%, nga 7.3% që kishte qenë pritshmëria mesatare një tremujor më parë. Këto janë vlerat më të larta historike të shënuara ndonjëherë në seritë e vrojtimeve. Analiza e pritjeve për inflacionin bazohet në rezultatet e vrojtimit periodik të besimit të bizneseve dhe të konsumatorëve, si dhe në vrojtimin e pritjeve të agjentëve financiarë.

Tendenca rritëse e pritjeve të konsumatorëve shqiptarë për çmimet në të ardhmen është në linjë me ato të konsumatorëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se konsumatorët dhe bizneset janë të prirur të krijojnë pritshmëri që ndjekin tendencat e vlerave faktike të inflacionit.

Perceptimi dhe pritjet e konsumatorëve për inflacionin janë më të ndjeshme ndaj luhatjes së çmimeve të ushqimeve. Ndikimi i pandemisë në zinxhirët e shpërndarjes së mallrave dhe së fundmi pasojat e luftës në Ukrainë kanë rritur ndjeshëm çmimet e ushqimeve bazë dhe pasiguritë në tregjet përkatëse, duke u përçuar në rritjen e shpejtë të pritjeve për inflacionin nga ana e konsumatorëve. Rezultatet tregojnë se pritjet janë në përgjithësi më të larta për individët me të ardhurat më të ulëta, shpenzimet e të cilëve janë të orientuara më shumë drejt mallrave ushqimore.

Të dhënat e Instat tregojnë se në muajin korrik arriti nivelin 7.5%, më i larti qysh në periudhën e krizës së vitit 1997. Specifikisht, inflacioni i produkteve ushqimore shënoi gjithashtu një vlerë rekord në më shumë 20 vjet, duke prekur nivelin 13.2%. Këto zhvillime janë reflektuar në pritshmëri për inflacion edhe më të lartë mes bizneseve dhe sidomos mes konsumatorëve.

Ndërsa pritjet e agjentëve financiarë për inflacionin në horizontin afatshkurtër janë rishikuar gjithashtu për lart, ndërkohë që pritjet për horizontin afatmesëm kanë mbetur pothuaj të pandryshuara nga tremujori i parë. Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një, dy dhe tre vitesh të jetë përkatësisht 4.9%, 3.8% dhe 3.5%. Sipas Bankës së Shqipërisë, të tri seritë kanë shënuar vlera nën inflacionin faktik të tremujorit të dytë. Ky zhvillim tregon që ndonëse prirja rritëse e inflacionit është reflektuar në pritjet e agjentëve financiarë, por ato përgjithësisht vijojnë të mbeten më afër objektivit për inflacionin.

Megjithatë, në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konstatoi se inflacioni ka marrë përmasa më shqetësuese, të reflektuara sidomos në rritjen e inflacionit bazë, që përjashton ecurinë e çmimeve të produkteve që kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht të produkteve ushqimore dhe lëndëve të para. Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit inflacioni bazë arriti nivelin 6.3%, më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe në rritje me 3.1

pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e tremujorit të parë të vitit. Rritja e lartë e inflacionit bazë është një tregues se goditja nga krahu i ofertës, që u theksua edhe më shumë nga sulmni rus në Ukrainë, tashmë ka nisur të përcillet me ritme shqetësuese në të gjithë ekonominë. Kjo analizë besohet se ishte një nga faktorët kryesorë që shtyu Bankën e Shqipërisë të shpejtojë ritmin e normalizimit monetar, duke e rritur normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje në fillim të këtij muaji dhe duke e çuar në nivelin 1.75%./E.Shehu

Burimi: INSTAT
Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING