Connect with us

Pinknews

Cristiano kërkon të shesë avionin privat, ja përse

Futbollisti ikonë Cristiano Ronaldo po kërkon të shesë avionin privat, për faktin se dëshiron të blejë një edhe më të madh.

Media spanjolle EsDiario raporton se ai ende nuk ka blerë një të ri, pasi nuk ka gjetur një që i pëlqen. Por duke parë që Cristiano tani ka pesë fëmijë, duket se ka nevojë për një makinë fluturuese më të madhe.

Ndërkohë, nëse dëshironi t’i hidhni një sy avionit të tij aktual – një Gulfstream G200 të cilin e bleu në vitin 2015 për rreth 20 milionë euro gjatë kohës kur ishte në Real Madrid – ka shumë foto të tij në Instagram. Sipas EsDiario, Gulfstream G200 i Cristianos mund të strehojë 10 persona.

Avioni quhet “Real Madrid”, mund të arrijë shpejtësi deri në 901 kilometra në orë dhe ka shtretër, pajisje kuzhine dhe Wi-Fi. Gjithashtu është në gjendje të fluturojë nga Gjeneva në Dubai. Marca raporton se Cristiano e lë me qira këtë avion privat kur nuk ka nevojë ta përdorë, “me një tarifë midis 6,000 dhe 10,000 euro për çdo orë fluturimi”.

Cristiano gjithashtu zotëron më shumë se një avion privat. Përveç Gulfstream G200, ai gjithashtu, sipas AutoEvolution, zotëron një Gulfstream G650, i cili vlerësohet 64.5 milionë dollarë. Ky avion mund të marrë deri në 18 pasagjerë dhe mund të arrijë 956 kilometra në orë.

Cristiano Ronaldo po shet avionin privat, sepse nuk është mjaft i madh

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *