Connect with us

Aktualitet

Çudira shqiptare/ Shpella e Odiseut në Himarë kthehet në “Lavazh”

Një skandal ka ndodhur në Himarë ku Shpella e Odiseut në Spille, një monument kulture i kategorisë së parë dhe me rëndësi të veçantë historike që daton që nga periudha homerike, po betonizohet për qëllime private. Monumenti i kulturës po kthehet në një “lavazh” dhe parking.

Sipas raportimeve, persona të familjeve Dhimojani, banues dikur në kala, pretendojnë pronësinë mbi shpellën dhe kanë nisur punimet. Plani i biznesit synon shfrytëzimin e dy hyrjeve dhe zgafellave antike. Brenda shpellës, tashmë është depërtuar një tubacion i ujërave të zeza dhe janë hedhur mbetje urbane e inerte, duke e bërë të pavizitueshme. Hyrja e djathtë e shpellës është kthyer në parking, duke penguar aksesin në këtë monument me vlerë unike historike.

Pranë Bashkisë së Himarës ka ankesa nga qytetarë të ndryshëm për këtë barbari dhe skandal që lidhet me monumentin më të lashtë të krejt viseve të Bregdetit jugor të Shqipërisë. Qytetarët, sipas Voxnews u detyruan të ndalonin shkarkimin e kamionëve me rërë dhe inerte pikërisht pranë vendit ku ndodhet tabela e mbuluar, që shënon shpellën si Monument Kulture, e vendosur dikur nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Arkeologjisë dhe Historisë.

Monumenti i shpallur si i mbrojtur që më 1963, nga gërmimet e para në vitin 1939 u konstatua se shpella është banuar deri në kohën e Neolitit të ri. Është shpella ku mendohet se ka ndaluar Odisea në rrugën e kthimit të tij për në Itakë dhe që përmendet nga mitologjia edhe për betejën e ciklopit.

Ministria e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë dhe ai i Arkeologjisë ende nuk kanë asnjë reagim për këtë skandali, i cili rrezikon zhdukjen e nj

Advertisement