Politike
“Cunam votash”, Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota

Drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli fton shqiptarët e diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, pasi sipas saj ata mund të sjellin rotacionin politik.
Topalli e ka quajtur një cunam votash, procesin e votimit nga diaspora, teksa shtoi se do të realizohet kthesa historike.
Blendi Fevziu: Çfarë mesazhi i jepni ju diasporës?
Ndërkohë demokratja Topalli ka zbuluar edhe shtetet nga të cilat pret të marrë më shumë vota Partia Demokratike.
Blendi Fevziu: Ku mendoni ju se do të keni më shumë mbështetje? Dy vendet kryesore të regjistruara janë Italia dhe Greqia. Greqia duket se është mbrapa me kthimin e zarfeve, por Italia është në vendin e parë.
Jozefina Topalli: Italia është rreth 91 mijë votues, është një shifër fantastike dhe nuk ka qenë rastësi që ne jemi fokusuar shumë pa lënë pas Gjermaninë, Londrën, SHBA dhe Greqinë ku gjithashtu janë rreth 68 mijë vetë. Nga Italia kanë ardhur mbi 62 mijë zarfe dhe unë shfrytëzoj rastin për një falënderim të përzemërt për të gjithë shqiptarët, pasi ata kanë harxhuar kohë.

