Bota
Cunami godet Hawaiin/ Guvernatori paralajmëron njerëzit: Qëndroni 30 metra mbi nivelin e detit

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë të Rihterit goditi Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë duke dëmtuar ndërtesa dhe duke gjeneruar një cunami deri në 4 metra.
Tërmeti solli paralajmërime dhe evakuime që shtriheshin në të gjithë Oqeanin Paqësor. Disa persona u plagosën në rajonin e largët rus, ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit lindor të Japonisë – e shkatërruar nga një tërmet dhe cunami i fuqishëm në vitin 2011 u urdhërua të evakuohej.
Ndërkohë, valët e cunamit po godasin Hawaiin, njofton Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor.
Guvernatori i Havait tha se shteti ishullor nuk ka parë deri më tani ndonjë valë pasojash. Josh Green, në një konferencë për shtyp, shtoi se ky ishte një “lehtësim i madh”. Ai tha gjithashtu se autoritetet kishin parë sasi të konsiderueshme uji të tërhiqej – zakonisht shenjë e valëve të cunamit.
“Ende nuk kemi parë ndonjë aktivitet dallgësh që të kalojë përtej Ishullit të Madh. Kjo është e rëndësishme. Derisa të shohim se çfarë ndodh në Ishullin e Madh, nuk do të ndihemi në një pozicion për të filluar të themi se jemi të sigurt”, thotë ai.
Sipas guvernatorit, me gjasa do të zgjasë rreth dy deri në tre orë.
Nëse dikush e gjen veten në rrugë, guvernatori thotë se njerëzit duhet të sigurohen që të jenë 30 metra mbi nivelin e detit ose dy milje në brendësi të tokës “për çdo rast”.

