Connect with us

Politike

Cyber attack/ Rama për kritikët: Ligësia juaj…

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimet publike si dhe mënyrën e raportimit në media për sulmet kibernetike nga Irani. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se për këto sulme nga një shtet agresor ka shumë trillime dhe tregohet një ligësi e neveritshme në raport me vendin dhe njerëzit.

“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”, shkroi Rama në Twitter.

Advertisement