Rajon
Daçiç: 10 shtete tërheqin njohjen e Kosovës
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se tashmë Serbia kishte arritur të bindte një tjetër vend për të tërhequr njohjen e Kosovës. Në një intervistë të dhënë për mediat serbe, ai tha se në listën ende të papublikuar ishte shtuar vendi i 10-të që kishte vendosur të tërhiqte njohjen e Kosovës. Brnabiç dhe Daçiç vazhdimisht kanë paralajmëruar se Serbia do të ketë një fushatë aktive për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës. Ai thotë se kjo është përgjigjja e Serbisë në iniciativat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe anëtarëve të kabinetit të tij, të cilët muajt e fundit kanë fluturuar nëpër botë, duke u përpjekur “të marrin libreza të anëtarësimit që nuk u takojnë sipas asnjë kriteri”, shkruan “Novosti”. Së fundmi, Kosova aplikoi për të qenë anëtare e Bashkimit Europian, ndërsa presidenti serb reagoi ashpër duke e quajtur këtë veprim si një shkelje të marrëveshjes së firmosur në Ëashington. Vuçiç shtoi se përveç kërkesës së Serbisë ndaj KFOR për futjen e 1 mijë trupave ushtarake serbe në veri të Kosovës, do të intensifikojnë fushatën për tërheqjen e njohjeve.