Connect with us

Kosova

Daçiç dhe Dodik për varret e serbëve: Skandaloze, heqja e përkujtimores

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka vlerësuar se heqja dhe zhvendosja e pllakës përkujtimore të ushtarëve serbë të vdekur në Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore, në pjesën ushtarake të varrezave ortodokse në Prishtinë, është një veprim skandaloz, sidomos sepse, siç thekson ai, vjen nga vendet që duhet të respektojnë jashtëzakonisht kontributin e Serbisë në Luftën e Parë Botërore.

“Duke marrë parasysh se një vendim i tillë është marrë me sugjerim të ambasadës franceze dhe gjermane dhe se askush nuk i ka njoftuar serbët që jetojnë atje apo institucionet serbe, është një akt skandaloz. Ky është një politizim i turpshëm që është bërë nën presionin e faktorëve politikë shqiptarë në Prishtinë” –  tha Daçiç për Tanjug.

Shefi i diplomacisë serbe theksoi se në Prishtinë duan të fshehin, lëvizin dhe shkatërrojnë çdo gjë që është serbe, prandaj edhe i shqetësojnë monumentet dhe pllakat përkujtimore që kujtojnë numrin e madh të viktimave që serbët bënë në luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore.

I pyetur nëse një veprim i tillë mund të dëmtojë marrëdhëniet e Serbisë me Francën dhe Gjermaninë, Daçië tha se nuk duhet folur për këto por se një gjest i tillë duhet dënuar.

“Edhe nëse jemi miqtë më mirë, nëse një lëvizje është e keqe, ne duhet ta dënojmë atë. Në këtë aspekt, sigurisht që dënojmë një gjest të tillë në termat më të ashpër” –  tha Dacic duke shtuar se është dashur të kërkohet mendimi i serbëve nga Kosova, e jo që siç ka thënë ai, të largohet nga rrethi i dukshëm i mediave dhe politikanëve shqiptarë në Prishtinë çdo gjë që të kujton Serbinë. Kujtojmë se Pllaka me përkujtimin e të rënëve serbë është zhvendosur dhe në vend të saj është vendosur një pllakë e zezë mermeri me shënimin: “Ushtarët francezë të rënë në Kosovë”, shkruar në frëngjisht, serbisht dhe shqip.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik. Sipas tij, “Zvendosja e pllakës përkujtimore është rishikim i historisë”. Ai tha se Gjermania kishte sulmuar Serbinë në Luftën e Parë Botërore dhe kishte vrarë gjysmën e popullsisë mashkullore.

“A e dini se sa na keni plaçkitur, çfarë keni marrë larg nesh? A keni paguar dëmshpërblim? Çfarë doni më tani? Tani doni t’u bëjmë monumente pushtuesve tuaj në tokën tonë – është shumë” –  tha Milorad Dodik.

Advertisement