Kosova
Daçiç godet BE-në: Kosova po refuzon zbatimin e marrëveshjeve, kredibiliteti Unionit në pikëpyetje

Kreu i diplomacisë serbe dhe një prej njerëzve të pushtetshëm në Serbi që ka lidhjet më të forta me Moskën, Ivica Daçiç, në një intervistë në TV Prva, ka thënë se “Kurti do të tentojë të shkaktojë incidente dhe përshkallëzim”, dhe se pavarësisht akuzave të Kurtit, “Serbia është faktor konstruktiv”.
“Ata me siguri do të përpiqen të shkaktojnë incidente të reja, të përshkallëzohet situata dhe pastaj të qetësohen përsëri. Qëllimi i Albin Kurtit është që ne të rrotullohemi në vend dhe ai vazhdimisht të akuzojë Beogradin për pengim në dialog. Mendoj se duhet të jetë e qartë për të gjithë se është Serbia është faktori konstruktiv” – ka theksuar Dacic, duke shtuar se refuzimi për të zbatuar atë që është nënshkruar 10 vite më parë, vë në pikëpyetje edhe kredibilitetin e BE-së si ndërmjetësuese në dialog.

