Connect with us

Kosova

Daçiç: Kurti, një predhë e padrejtuar, Serbia palë konstruktive në dialog

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi se Serbia, përsa i përket dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është treguar konstruktive dhe i është përmbajtur Marrëveshjes së Brukselit, por, siç shtoi ai, Evropa me këmbëngulje ka tentuar të gjejë një model për të zhvendosur një pjesë të përgjegjësisë  në Serbi për situatën në veri të Kosovës

Daçic beson se Serbia duhet të ndërtojë marrëdhënie me vendet e tjera duke ndjekur interesat e saj kombëtare, duke mbajtur marrëdhënie miqësore jo vetëm me vendet perëndimore, por edhe me Rusinë dhe Kinën.

Ministri I Jashtëm serb, duke folur për spastrim etik, term me të cilin akuzohet Serbia, tha se në fakt, është Kosova ajo që po kryen akte të tilla

“Zyrtarët evropianë gjithmonë mundohen të thonë se në Kosovë ka pasur spastrim etnik. Por kush e ka pastruar kë etnikisht? Sepse kur ndodh një situatë e tillë në botë, popullsia e viktimizuar duhet të jetë më e vogël, dhe po ta shikoni Kosovën, pothuajse nuk ka serb. Le të marrim Prishtinën, ku rreth 40,000 serbë jetonin para vitit 1999, dhe sot janë mezi disa qindra, ose Prizrenin, ku numri i serbëve arrin në vetëm njëzet,” vuri në dukje Daçic.

Daçiq vlerësoi gjithashtu se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është problem edhe për Evropën për shkak të sjelljes së tij, ku cilësohet, siç tha ai, si “predhë e padrejtuar”.

Advertisement