Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Daçiç: Me çfarë të drejte Policia e Kosovës sulmon serbët në manastir? Kurti po provokon luftë

Ministri i Jashtëm serb, Ivicia Daçiç është prononcuar këtë të hënë lidhur me situatëqn e përashkallëzuar në veri të Ksoovës. Daçiç ka thënë në televizionin e regjimit serb “TV Përva” se “të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës duhet të “paralajmërohen”, dhe se sipas marrëveshjeve nga Brukseli, “aty ku jetojnë serbët, policia e Kosovës duhet të përbëhet nga serbët”, transmeton Paparaci. “Pse nuk e lanë KFOR-in të merret me këtë situatë”?- pyeti Daçiç Ai ka pretenduar se KFOR-i “absolutisht ka mundur ta parandalojë konfliktin e armatosur të djeshëm”. “Ku ka ndonjë dëshmi se Beogradi është i përfshirë – nuk ka. Ne dënojmë vrasjen e policit shqiptar, kjo nuk është në interes të serbëve”, ka pretenduar Daçiç. Ai ka fajësuar kryeministrin Kurti për incidentin, duke thënë se ai “dëshiron të provokojë luftë”. “Përshkallëzimi i tillë mund të çojë në konflikte që nuk mund të ndalen më”, i përsërit Daçiç Ai ka pretenduar se Serbia “është për vazhdimin e dialogut” me Prishtinën, por “për respektimin e parimeve për të cilat janë pajtuar dhjetë vjet më parë”.

Advertisement