Rajon
Daçiç përplaset me Kurtin/ Kërkon reagimin e ndërkombëtarëve
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se përmes arrestimit të serbëve në Veri të Kosovës, Qeveria atje dëshiron të destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit.
“Është shumë e qartë se një situatë e vjetër është në horizont, dhe një krizë e re e prodhuar nga Prishtina”, tha Daçiç.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “reagojë urgjentisht” dhe të bëjë presion mbi autoritetet në Prishtinë për ta parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Daçiç e bëri këtë deklaratë pas takimit të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë të Serbisë, një ditë pasi policia e Kosovës arrestoi një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut në kuadër të një aksioni për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e kryerjes së veprave kriminale.