Connect with us

Kosova

Daçiç takim me homologun turk: Ndikoni te Kosova

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka qenë sot në një vizitë zyrtare në Ankara ku është takuar me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu. Mediat serbe shkruajnë se Daçiç ka deklaruar se Serbia do të dëshironte ta shihte Turqinë si një faktor më të rëndësishëm në rajon. Duke e thënë këtë, Daçiç kërkoi nga Ankaraja që të përdorë ndikimin e saj dhe t’i kërkojë Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e firmosura në Bruksel.

“Ne do të dëshironim që Turqia të jetë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal në rajonin tonë dhe kjo do të thotë se kërkesa jonë është që Turqia të përdorë ndikimin e saj kur bëhet fjalë për Prishtinën për të pasur një marrëdhënie konstruktive me Prishtinën, sa i takon zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe të marrëveshjeve të tjera të nënshkruara”, ka thënë Daçiç.

Ndërkohë Cavusloglu teksa ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve ka thënë se kjo është epoka e artë e bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe Turqisë.

Ai ka thënë se në çdo rast duhet të parandalohet situatat të cilat më shumë sjellin probleme sesa zgjidhje.

Advertisement