Connect with us

Kosova

Daçiçi tregohet “utopik” në fushatë: Serbia nuk heq dorë nga Kosova

Lideri i socialistëve serb Ivica Daçiç theksoi se “kërcënimet rreth Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, më të hapura dhe më të vrazhdta se tani, por Serbia nuk heq dorë nga Kosova.

“’Kur flitet për interes nacional e shtetëror çdo gjë ndalet në një pikë – te Kosova. Po e shohim cdo ditë se sip o tentohet hapur të merret diçka që është e jona, të dëbohet populli ynë nga shtëpitë e veta” – Tha Ministri serb në Konventën e socialistëve në Beograd.

Sipas tij, kurrë bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë më e përkushtuar se tani që të gjunjëzohet Serbia dhe të heq dorë nga Kosova.

“Ata na thonë: Hiqni barrën nga qafa dhe do ta keni më të lehtë. Por gjithashtu e dinë se as socialistët dhe as presidenti Vuçiç nuk heq dorë nga Kosova. Nuk do njohim Kosovën kurrë. As nuk lejojmë që ajo të behet pjesë OKB-së. Për Serbinë nuk ka kapitullim” –  tha Daçiç në fushatën zgjedhore, duke shtuar se “Ndërkombëtarët e dinë se Prishtina nuk do kompromis, por pranim të pavarësisë dhe dëbimin e serbëve, por Ne nuk do heqim dorë nga vijat e kuqe, derisa të kemi kemi mbështetje nga populli”.

Advertisement