Connect with us

Bota

Daily Mail: I dëbuar dy herë, krimineli shqiptar rikthehet në Britani dhe shijon jetën e luksit

Gazeta britanike, Daily Mail, i ka dedikuar një artikull shqiptarit Dorian Puka, i cili promovon në rrjete sociale jetën e tij të luksit, ndonëse është dëbur dy herë nga vendi. Sipas Daily Mail, 28-vjeçari është dëbuar dy herë nga Britania për një sërë krimesh, përfshirë edhe grabitje, por është rikthyer sërish në vend , dukë bërë një jetë mes luksit dhe makinave të shtrenjta. 28 vjeçari ka arritur t’iu shmanget autoriteteve për të jetuar një jetë luksoze në Britani. Ai shijon jetën e luksit, duke lëvizur në kryeqytet me Porsche, Mercedes, BMW dhe Range Rover.

Puka poston vazhdimisht në rrjetet sociale foto në restorante të shtrenjta në Perëndim të Londrës, duke u krenuar për pasurinë që ka dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor.

“Pavarësisht se ka bërë pak përpjekje për të fshehur vendndodhjen, Ministria e Brendshme në Angli me sa duket nuk ka qenë në gjendje të gjejë grabitësin shqiptar që ka terrorizuar rrethinat e Londrës për gati një dekadë. Megjithëse, kësaj gazete iu deshën vetëm dy javë për ta gjetur”, shkruan Daily Mail.
Është e paqartë se si shqiptari u rikthye në Britani.

Advertisement