Connect with us

Kronike

Dalin pamjet e aksidentit fatal/ 25 vjeçari në motor me shpejtësi të madhe, makina i preu rrugën

25-vjeçari Xhevahir Maksuti humbi jetën paraditen e 18 marsit teksa po udhëtonte në aksin Shkodër-Velipojë me motorin e tij.

I apasionuar pas motorave, 25-vjeçari u aksidentua me një tjetër automjet, përplasje që rezultoi fatale për të.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihet makina që del nga ambientet e një gomisterie teksa i pret rrugën motorit që po vinte me shpejtësi të madhe.

Motori ka mbetur në vend, ndërsa i riu ka fluturuar disa metra më tutje. Ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kujdes! Pamje të rënda.

https://www.instagram.com/p/DHbNqzlNpaH/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=invalid&ig_rid=1d35661f-d690-4779-b618-f2bcb1ca78f1

Advertisement