Kronike
Dalin pamjet e mjetit ku i dha fund jetës Kolë Manaj, familjarët nuk lejohen të afrohen

Pamje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 34-vjeçarit,
në Shkodër. Pamjet e makinës ku u gjet i pajetë 34-vjeçari janë publikuar. Në foto duket mjeti i zi ndërsa hetuesit po kryejnë vëzhgimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Bëhet me dije se familjarët nuk janë lejuar të afrohen pranë mjetit.
Manaj u gjet i pajetë brenda makinës tij Wolskwagen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”. Nga ngjarja mbeti e plagosur 44-vjeçarja Anila Prendushi e cila dyshohet se është e dashura e viktimës. Ajo mbeti e plagosur me një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Më tej bëhet me dije se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Ndërsa në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

