Kosova
Dalin pamjet, momenti kur Naimi dhe Liridona futen në restorant me fëmijët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Naim Murseli shkon për të darkuar në restorant me Liridona Ademajn, pak orë para se kjo e fundit të vritej.
Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga “Sinjali” ata kanë hyrë në restorant së bashku me dy fëmijët e tyre.
Ata ulen në një nga tavolinat dhe detaji që bie në sy është qëndrimi i Naim Murselit gjatë gjithë kohës në telefon.
Kujtojmë se Murseli ishte porositës i vrasjes së Liridonës, e cila u ekzekutua në Prishtinë.
Katër persona janë arrestuar për ngjarjen. Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, Granit Plava, ekzekutori, Kushtrim Kokalla, bashkëpunëtor, dhe mbrëmjen e sotme ka rënë në pranga Tomë Dodaj, i cili ka siguruar armën e krimit për autorin.