Aktualitet
Dalin pamjet, shefi i Rrugores dhe i sektorit të Aksidenteve në policinë e Tiranës, pas urdhërarresteve të SPAK

Janë publikuar pamjet nga mbërritja e shefit të Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka dhe Shefit të Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar tre urdhërarreste për Zekën, Novakun dhe Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale të korrupsionit. Ata akuzohen se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

