Pinknews
Dalina Buzi zbulon arsyen pse nuk e ekspozon burrin
Dalina Buzi, një ndër personazhet më të dashura mediatike e ruan me fanatizëm jetën e saj private. Dalinën e shohim shpesh të na ndajë detaje dhe biseda me vajzat e saj, por ajo e përmend shumë rrallë bashkëshortin e saj. Një ndjekës ia ka vënë në dukje këtë detaj, ndërsa e ka pyetur Dalinën për arsyen.
“Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”
Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing With the Stars” në rolin e anëtares së jurisë.