Connect with us

Politike

Dalja nga juridiksioni i Arbitrazhit/ Berisha: Gjoba do shkojë të paktën 1.5 mld dollarë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa prezantonte kandidatin e tij për Fierin, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama se do të nxjerrë Shqipërinë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, deklaratë e ardhur pas vendimit për gjobitjen e shtetit shqiptar me 110 mln Euro për mbylljen e “Agon Channel”.

Berisha tha se Rama mendon që edhe gjykatat ndërkombëtare janë si ato në Shqipëri përderisa bën të tilla deklarata.

Ish-kryeministri shtoi se me gjyqet që janë tashmë në shqyrtim në gjykatat ndërkombëtare, gjoba që do të detyrohen të paguajnë shqiptarët është të paktën 1.5 mln dollarë, shifër kjo e barazvlefshme me pagat e shqiptarëve për dy vite.

“Mendon se gjykatat ndërkombëtare janë si ato të Tiranës. E thotë do dal, dil e provojë.
156 mln dollarë janë ndarë nga buxheti për të paguar gjobat e arbitrazhit, kaq janë rrogat e plotë të gjithë administratës për 2.5 muaj. me 12 ccështje të tjera që janë ende në të njëjtën gjykatë të Bankës Botërore, dhe me 5-6 çështje të tjera në Paris e Zvicër, gjoba e Shqipërisë do shkojë të paktën 1.5 mld dollarë, më shumë se dy vite rrogat e gjithë shqiptarëve. A mbahet një kryeministër i tillë hajdut dhe i papërgjegjshëm? Kurrën e kurrës. Ndaj 14 maji është një ditë që ndan historinë”, tha Berisha.

Advertisement