Connect with us

Kronike

Dalja për gjueti kthehet në tragjedi/ Si 34 vjeçari qëllon për vdekje kushëririn pasi e ngatërroi me kafshë të egër

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të enjte në fshatin Tërnovë të Bulqizës. Dy të rinj kishin dalë në mal për gjueti, por që përfundoi në mënyrë tragjike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ku është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi Vasil Kamberi, 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi, 34 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të rinjtë janë kushërinj të parë me njëri – tjetrin dhe kishin dalë si zakonisht për gjueti.

 

 

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e vërteta të ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë aksidentale pasi kanë qenë në pozicione të ndryshme dhe në momentin e të shtënave, dyshohet ta ketë ngatërruar me kafshë të egër.

Çështja tashmë i kaluar prokurorisë së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ku pritet të zbardhë të vërtetën e ngjarjes së rëndë.

Advertisement