Aktualitet
Dan Hutra e plagosi në Astir, Marjana fsheh dorën e fashuar: Nuk e njoh
Personi që shihni në foto është Marjana Gurakuqi e cila u plagos e para nga Dan Hutra në zonën e “Astirit”. Pas ngjarjes, ajo shkoi në polici vetëm pasi dëgjoi për lajmet e vrasjes së 3 grave të tjera dhe plagosjen e 2 të tjerave. Përballë gazetarit të emisionit ‘Pa gjurmë’, Marjana tenton ta fshehë dorën e fashuar pas bluzës.
Mirëpo, ka deklaruar se nuk e njeh Dan Hutrën. Nga ana tjetër, ajo ka mohuar edhe akuzat që Dan Hutra ka hedhur në drejtim të saj duke thënë se kishte lidhje me Vladimir Kurtin në burg dhe kishte tentuar që ta helmonte kur ishte i mbyllur në qeli.
BISEDA:
Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni…
Gazetari: Jo nuk po keqkuptohemi, në radhë të parë më bëhet qejfi që je mirë
Marjana Gurakuqi: Faleminderit!
Gazetari: Kishe diçka serioze?
Marjana Gurakuqi: Po ishte, më mirë jam
Gazetari: Mirë, më bëhet qejfi
Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni, thashë nuk dua sepse ishte diçka e papritur që unë as e njihja, as…ndaj edhe nuk dua…
Gazetari: Pse ju thoni që ka gënjyer kur ka thënë kam pasur lidhje me Marjanën?
Marjana Gurakuqi: Po, po prandaj po them, çdo gjë unë e kam dhënë në polici
Gazetari: Ti nuk e njihje Dan Hutrën?
Marjana Gurakuqi: Po, unë atë… kam dhënë versionin që nuk e njihja, ndaj nuk dua ta bëj publike. Çdo gjë do të zgjidhet nëpërmjet policisë
Gazetari: Po, për faktin që ai ka thënë se ju ka dhënë 80 mijë euro?
Marjana Gurakuqi: S’e njihja dhe as nuk e njoh fare, sepse unë nuk kam qenë këtu. Unë kam jetuar në Greqi
Gazetari: Në 2021 nuk ke qenë në Shqipëri?
Marjana Gurakuqi: Në 2021 kam qenë këtu
Gazetari: Po pra, por ai për 2021 thotë se ju ka dhënë 80 mijë euro
Marjana Gurakuqi: Nuk ëëë…thashë që…
Gazetari: Po për akuzën që ju ka bërë që keni lidhje me Vladimir Kurtin dhe keni dashur ta helmoni në burg?
Marjana Gurakuqi: S’kam lidhje fare. Më vjen keq…
Gazetari: Mirë, faleminderit
Marjana Gurakuqi: Mirupafshim