Kosova
Daniel Serwer parashikon stuhi/ Po dëmtoni imazhin dhe të ardhmen e Kosovës

Profesori Daniel Server, tha se mungesa e konstituimit të parlamentit dhe mospajtimi i udhëheqësve politikë për arritjen e një kompromisi dëmton imazhin e Kosovës.
“Vonesat e gjata në formimin e qeverisë në sistemet parlamentare janë të zakonshme. Demokracia nganjëherë është armiku i vetes. Por vonesa në Kosovë po zgjat më shumë seç duhet” – deklaroi Server.
Ai theksoi gjithashtu se mospajtimi i liderëve politikë në përpjekjen për të arritur një marrëveshje dëmton imazhin dhe të ardhmen e Kosovës.
Ai i bëri thirrje lidereve politikë që të tregojne gatishmëri për kompromis, duke marrë iniciativën për një zgjidhje dhe për të kapërcyer këtë situatë.
“Kjo nuk është një krizë shtetërore, por një krizë e klasës politike. Dështimi për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dëmton imazhin dhe të ardhmen e Kosovës. Mendoj se është koha që dikush atje të fitojë pikë duke treguar gatishmëri për kompromis. Nuk e di se kush mund të jetë ky persona” – tha Daniel Server.

