Connect with us

Sport

Dardanët sulmojnë Dukën: Vëllau vëllaun nuk e lëndon, me hasmin marrëveshje s’bën

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe kanë hedhur kandidaturë të përbashkët për të bashkëorganizuar Kampionatin Europian 2027 për moshat U-21. Si e vetmja kandidaturë, pritet që UEFA të japë dritën jeshile për këtë projekt, teksa në Shqipëri dhe Kosovë ka pasur shumë reagime kundër.

E fundit vjen nga “Dardanët”, tifogrupi i Kosovës. Në ndeshjen e fundit që Kosova fitoi të martën 3-0 kundër Qipros në Prishtinë, ultrasit i dërguan një mesazh kreut të FSHF-së, Armand Duka.

“Vëllau vëllaun nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën”, shkruajnë tifozët.

Për t’u theksuar se edhe Tifozat Kuq e Zi kanë qenë kundër një organizimi të tillë, kjo për shkak të gjithë historisë që shqiptarët dhe serbët kanë ndër vite.

 

Advertisement