Connect with us

Aktualitet

Dardha mbulohet nga dëbora, Rama ndan pamjet mahnitëse (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamje mahnitëse nga fshati turistik Dardhë në Korçë, duke sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonë,

Fshati Dardhë, i vendosur në shpatet malore të Moravës, në Korçë, është një nga destinacionet më të preferuara për turistët, veçanërisht gjatës stinës së dimrit.

Ndryshimi i motit, ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonë, duke ofruar pamje mbresëlënëse të peizazhit dimëror.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjesi nga Dardha!”,- shkruan kreu i shtetit.

Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave  në stinën e dimrit kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas dhe të huaj.

Shtëpitë karakteristike të gurit me çati prej rrasash, krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe autentike.

Shumë prej tyre janë kthyer në bujtina për turistët.

Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

Advertisement