Connect with us

Aktualitet

“DASH” aplikacioni i sofistikuar që ju eleminon menjeherë, llotaria amerikane nuk lejon aplikim të dytë të ripërsëritur

Published

on

Për çështje të emigracionit në SHBA, avokati Kieran Both ka dhënë sqarime për aplikuesit nga Shqipëria. Sipas Both, programi për llotarinë amerikane 2022: Periudha e regjistrimit në internet për programin e llotarisë amerikane DV-2022 fillon të mërkurën më 7 tetor, 2020, në mesditë sipas Eastern Daylight Time, EDT (GMT-4) dhe përfundon të martën më 10 nëntor, 2020 po në mesditë sipas orës EDT (GMT-5). Personat të cilët gjatë periudhës së regjistrimit paraqesin më shumë se një kërkesë, do të skualifikohen.

Departamenti i Shtetit publikon udhëzime të detajuara se si të futeni në këtë program. Udhëzimet për DV-2022 mund t’i gjeni në https://travel.state.gov/

Të gjitha kërkesat duhet të paraqiten në mënyrë elektronike në faqen e internetit të E-DV-së  https://dvprogram.state.gov/  gjatë periudhës së caktuar për regjistrim.

Sipas ligjit, nuk lejohet më shumë se një kërkesë nga ose për një person gjatë kësaj periudhe regjistrimi.

Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të kapur rastet kur është bërë më shumë se një kërkesë.

Në rast se paraqisni më shumë se një kërkesë, do të skualifikoheni.

Pasi të keni paraqitur kërkesën për të marrë pjesë në llotarinë amerikane, në ekran do t’ju shfaqet emri dhe numri i konfirmimit që ju është caktuar. Printojeni këtë faqe në mënyrë që ta keni si dokument.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ruani numrin e konfirmimit, pasi është e vetmja mënyrë për të kontrolluar statusin e kërkesës që keni paraqitur, si dhe do t’ju nevojitet për të marrë udhëzime të mëtejshme, në rast se do të përzgjidheni, lidhur me caktimin e intervistës për vizë.

Nuk nevojitet të paguani gjë për t’u regjistruar në programin DV.

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara ju nxit që të mbushni vetë formularin për të marrë pjesë në program, pa marrë ndihmën e një “konsulenti vizash”, “agjenti vizash” apo kujdo tjetër që ofron ndihmë.

Nëse keni dikë që ju ndihmon, duhet të jeni i pranishëm në kohën kur përgatisni kërkesën në mënyrë që t’i përgjigjeni saktë pyetjeve si dhe të ruani faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit.

Çdo vit Departamenti i Shtetit, nga të gjitha kërkesat e regjistruara për vizë, bën një përzgjedhje të rastit të aplikantëve për vizë emigruese DV, bazuar kjo në numrin e vizave që është vënë në dispozicion të secilit prej vendeve e rajoneve pjesëmarrëse.

Më ose rreth datës 7 maj, në faqen e internetit të llotarisë amerikane (E-DV) bëhet përditësimi i Entrant Status Check (vendi në faqen e internetit ku duhet të klikoni për të kontrolluar statusin e kërkesës) ku njoftohen të gjithë ata që kanë bërë kërkesë nëse janë përzgjedhur ose jo.

Për të kontrolluar këtë status, do t’ju duhet të fusni numrin e konfirmimit i cili, siç thamë më lart, ju caktohet në momentin që bëni kërkesën për të marrë pjesë në llotarinë amerikane.

Nëse e humbisni këtë numër, nuk do të jeni në gjendje të kontrolloni statusin e kërkesës suaj dhe Departamenti i Shtetit nuk mund t’ju ridërgojë numrin e konfirmimit.

Departamenti i Shtetit nuk do t’i njoftojë të përzgjedhurit as me postë e as me e-mail.

E VETMJA mënyrë që përdor Departamenti i Shtetit për të njoftuar ata që janë përzgjdhur është përmes faqes së internetit E-DV tek Entrant Status Check.

Nëse kërkesa juaj është mes të përzgjedhurave, do të shkoni tek një faqe konfirmimi ku do t’ju jepen udhëzime të mëtejshme, përfshirë këtu dhe tarifat që duhet të paguani për të emigruar në Shtetet e Bashkuara.

Entrant Status Check është mënyra e VETME përmes së cilës do të njoftohen qoftë ata që janë përzgjedhur, qoftë ata që nuk janë përzgjedhur.

Ju nxisim fort që ta kontrolloni vetë Entrant Status Check dhe jo t’ia lini dikujt tjetër në dorë që ta kontrollojë dhe t’ju njoftojë.

Është e këshillueshme që të përzgjedhurit ta mbushin menjëherë formularin DS-260 në internet për të caktuar takimin për intervistë në ambasadën apo konsullatën e duhur të SHBA-së.

Nëse shihni në faqen e internetit E-DV njoftimin që jeni përzgjedhur për të vazhduar më tej me programin DV dhe gjendeni fizikisht në SHBA, atëherë mund të kualifikoheni për të marrë green card përmes këtij programi.

Është e rëndësishme të mbani mend që fakti që jeni përzgjedhur nuk është garanci që do të merrni vizën.

Që të merrni vizën DV për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, duhet që të përmbushni të gjitha kërkesat për kualifikim që parashikon ligji amerikan./Marre nag gazeta Illyria.

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 19.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

‘Pasaporta e artë’, BE kundërshton ashpër: Rrezik…

Published

on

By

Qeveria shqiptare kërkon të tërheq të pasurit e huaj duke u dhënë shtetësi shqiptare por projekti kundërshtohet prerazi nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe këtë ia ka bërë të ditur. Delegacioni e paralajmëron qeverinë shqiptare se projekti i saj bie ndesh me ligjet e BE-së, ndërkohë që vendi pas hapjes së negociatave duhet të punojë për përafrimin e legjislacionit me atë të Unionit. Ky projekt është një rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin, thekson delegacioni.

“Komisioni ka ndërmarrë masa të forta kundër skemave të shtetësisë për investitorët brenda dhe jashtë BE-së. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjet e BE-së, pasi ato shkelin parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe konceptin e shtetësisë së BE-së”.

Ndërkohë, rreziqet që përmend delegacioni kanë të bëjnë me faktin që përmes një skeme të tillë, mund të sjellë në Shqipëri njerëz të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta”.

Gjithashtu delegacioni nënvizon se aplikimi i këtyre skemave nga vendet e treta me qasje pa viza në Bashkimin Evropian e shqetësojnë Unionin. Kjo pasi:

“Mund të përdoren për të anashkaluar procedurën e rregullt të vizave për qëndrim të shkurtër të BE-së dhe vlerësimin e thelluar të rreziqeve individuale migratore dhe të sigurisë që kjo sjell”.

Vendimin qeveria  e ka marrë ndërkohë që Komisioni Europian u ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së që të ndërpresin menjëherë skemat e shtetësisë për investitorët, duke e lidhur këtë në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në këtë reagim që Delegacioni i BEsë në Tiranës e ka dhënë për Birn, saktëson se Komisioni Evropian do të vazhdojë të ndjekë çdo zhvillim që lidhet me futjen e mundshme të një skeme të shtetësisë për investitorët në Shqipëri.

Continue Reading

Aktualitet

PORNOGRAFIA ARTISTIKE SHQIPTARE NE ‘REALITY SHOW’, NGA FABIAN ZHILLA, EDITORIAL NTV.AL

Published

on

By

 

Continue Reading

Aktualitet

Flori në Shqipëri, ja zonat ku po kërkohet…

Published

on

By

Në Librazhd dhe në Mirditë do të nisin kërkimet për flori.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë njoftimin për subjektet e interesuara për kërkimet e mineraleve.

Sipas njoftimit afati për ofertat e subjekteve është deri mbaron më 6 shtator.

Gjithashtu do të zhvillohen kërkime edhe në dy zona të tjera minerare, në Mirditë edhe Skrapar, për bakër dhe mineral ranor pllakor përkatësisht.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
3.
4. Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.
5. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE.

Continue Reading

Aktualitet

KEMBIMI VALUTOR, DATA 19.08.2022, NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING