Politike
Dash Shehi: Partisë Demokratike do t`i vendosim kushte, të mos bëjnë më si kanë qejf

Dashamir Shehi, drejtues i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe bashkëdrejtues i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, deklaroi se partitë e reja do të marrin mbi 20% të votave.
“Kjo fushatë është më e qetë, ndoshta edhe prej rrjeteve sociale që ka marrë nota humori, por po mbizotëron komunikimi, jo substanca. Tani, thua dy fjalë si për të qeshur dhe shkon 100 mijë klikime, ndërsa gjërat më serioze anashkalohen… Unë mendoj se minimalisht, partitë e reja do të kalojnë 20%. Kjo është shpresë e madhe për demokracinë sepse krijohet dialektikë e re politike dhe është shpresë për opozitën shqiptare”, tha Shehi.
“Ne do të rrëzojmë këtë qeveri dhe do të kushtëzojmë edhe krahun tjetër, të mos bëjnë më si kanë qejf. Ne do vejmë kushtet tona edhe për personat edhe për programin. Kur të jemi ne në Parlament, nuk do të tallet më njeri me pronat e shqiptarëve. Prona është çështje e shtetit të së drejtës, morale dhe ekonomike”, shtoi kreu i LZHK-së.

