Politike
Dash Sula: Këtu nuk ka asnjëhere zgjedhje të parakohshme, skandale pas skandali
Deputeti demokrat Dashnor Sula, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, e cilëson nul marrëveshjen mes PS dhe opozitës nëse nuk do të ketë ndryshime në Reformën Zgjedhore.
Sipas tij nëse nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më rëndësi asnjë lloj ndryshimi.
Ai tha se nuk është normale që në 8 komisione që kërkon opozita, i jepen vetëm dy.
Pranvera Borakaj: Zoti Sula mesa duket nesër do të ketë finalizim të negociatave, ju jeni pyetur?
Pranvera Borakaj: Çfarë ndryshoi?
Pranvera Borakaj: Është komisioni McGonigal dhe ..?
Dashnor Sula: Nuk ka rëndësi emri. Pse mos ishte AZHBR-ja.
Kikia: Këto kërkuar..
Dashnor Sula: Ti mendon se e zgjodhëm ne?
Pranvera Borakaj: Pse kush e zgjodhi, Bardhi?
Dashnor Sula: Mua më shqetëson që prej 5 muajsh parlamentarizmi është i paprekur.
Pranvera Borakaj: Keni një marrëveshje që do të finalizohet?
Dashnor Sula: Problemi është pse mazhoranca pengoi 5 muaj parlamentin të funksiononte në mënyrë normale? Nëse Reforma Zgjedhore nuk ëhstë në marrëveshje, ky është dështim.
Pranvera Borakaj: Pse nuk është?
Dashnor Sula: Është, por çfarë do të arrihet. Nëse ecim me arna, nuk preket thelbi, si listat e hapura, votimi elektronik, numërimi elektronik, apo votat e partive të vogla. PS ka një pushte absolut. Nëse nuk do arrijmë të kemi një Reformë Zgjedhore se kjo është më e rëndësishme. Është e trishtueshme kur ke një shtet rishtazi si Kosova dhe ka demokraci më funksionale, apo Maqedonia që ka hyrë në qendrueshmëri. Sot në Shqipëri kryetari ka një pushtet absolut se nuk i interesojnë votave, pasi ka votat e tjera.
Pranvera Borakaj: Nëse do kishte zgjedhje do ndryshonte ndonjë gjë?
Dashnor Sula: Jo demokracia do kohë të vijë. Ka momente të caktuara që humb morali politik, duhet të provohesh me votë. Këta blejnë, përçajnë dhe përfitojnë në mandatin e tyre, ky është problemi në Shqipëri. Unë i inkurajoj zërat ndryshe. 100 herë janë për tu respektuar partitë që kanë diversitet, se partitë e mëdha ku lëpihen për një mandat, apo përfitim tjetër.