Connect with us

Politike

Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla simotra, por nuk i la egoja

Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, u shpreh se ai nuk u trembet partive të mëdha e jo më atyre të vogla.

“Ne garojmë thuajse në të gjitha qytetet e mëdha. Ne nuk jemi të zhurmshmit e fushatës, nuk biem në sy, por kemi mbështetësit tanë. Në çdo qark kemi kandidatë që kanë qenë deputetë me integritet. Ne nuk i trembemi partive të mëdha e jo më të vogla. Natyrisht, nuk kemi struktura të forta dhe as lekë. Këto na mungojnë, por nuk dorëzohemi.

Në 92’ ishte parlamenti i doktorëve, kurse tani është ai zullumqarëve, por mund të bëhet edhe më keq. Politika merrte nga të gjitha fushat, ndërsa sot nuk i njeh kush, mjafton të shërbejë.

Jam munduar të bashkojë forcat me partitë e tjera simotra, por egoja nuk i la. Ne kemi princip, me listat e hapura. Kishim disa të përbashkëta, por një pjesë donin lista të mbyllura. Ne u bashkuam dy grupe, të tjerët panë interesat e veta. Ndoshta duke menduar se ne jemi të rinj e na pengojnë këta të vjetrit.

Gjithë dëshira ishte për t’u bërë të gjithë bashkë, por pati pengesa dhe fituan partitë e mëdhaja. Nëse do ishim bashkë, do ishte një forcë e madhe opozitare. Edhe Basha vuri ca kushte që nuk u puqëm”, tha ai.

Advertisement