Politike
Dashamir Shehi thirrje partive politike: Mos bëni propagandë në Diasporë
Deputeti opozitar Dashamir Shehi foli lidhur me mundësitë e LZHK-së që drejton për koalicione për zgjedhjet e 11 majit. Shehi thekson për Arbër Hitajn se shpreson për një koalicion sa më të gjerë.
‘Po ta shikojmë. Ishalla mbërrin ta bëjmë sa më të gjerë koalicionin. Po nuk e mbërritëm me këto 2-3 parti parlamentare. Me listë të hapur. Ajo që e lidh koalicionin është lista e hapur. Iu jep mundësi njerëzve të ruajnë identitetin partiak dhe ruajnë dhe autonominë. Gjykoj që partitë opozitare nuk kanë ndonjë diferencë të madhe në program. Programi është si do mundim qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën. Pastaj kanë dhe diferenca, le ti ruajnë. Kjo është aleancë pluraliste. Moralin e ka te lista e hapur. Është dhe pragmatiste se thjeshton hartën politike të Shqipërisë. Ky është shtegu nëse duam të hapim një front të ri politik. Nuk ka shumë rrugë përveç bashkëpunimit.’
Më tej, Shehi flet edhe për Berishën dhe se arsyeja e ndarjes me të janë jo thjesht për non-gratën.