Lifestyle
Dashuria ‘kushton’/ Ja sa kg shtojmë në peshë
Dimri është periudha e vitit ku personat priren më së shumti të futen në lidhje të reja. Dhe, siç duket, kjo lidhje e re mund t’ju shkaktojë ndryshime edhe në bel.
I kryer nga kompania hulumtuese ‘OnePoll’, anketimi me 2,000 amerikanë – të gjithë në lidhje dashurie – ka zbuluar se 75% e personave kanë shtuar peshë pasi e kanë gjetur dashurinë, transmeton Telegrafi.
Mesatarisht personi i shton 16 kilogramë qysh prej kohës kur e takon partnerin, dhe 7 prej tyre shtohen brenda vitit të parë të lidhjes.
Por, cili është shkaktari më i madh që ndodh ky shtim i peshës?
64% e të anketuarve kanë thënë se pas lidhjes më nuk ndihen nën presion për t’u dukur mirë që ta joshin dikë.
Ushqyerja jashtë shtëpisë është një tjetër shkaktar i shtimit të peshës, sipas 41% të të anketuarve.
Ndërkaq 34% e të anketuarve e kanë fajësuar edhe blerjen e ushqimit dhe pijeve të gatshme për shtimin e peshës.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që studimet e dëshmojnë të njëjtën gjë.
Edhe në muajt e parë të vitit, disa hulumtues nga universiteti Queensland kishin zbuluar se çiftet kanë indeks më të madh të masës trupore (BMI) sesa beqarët, pavarësisht se hanë më shëndetshëm dhe janë më aktivë.
Sipas tyre, pavarësisht se çiftet mund të hanë më shëndetshëm, porcionet e tyre kanë tendenca të jenë më të mëdha.