Politike
Dashuria Rama-Basha me nota muzike/ Ngjela: Fshatareske dhe me intelekt të dobët

Avokat Spartak Ngjela u pyet në lidhje me ‘dashurinë’ e re me nota të muzikës rep mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, me postime në video dhe komente ironike për njëri-tjetrin.
Ngjela e quajti “fshatareske” dhe “me intelekt të dobët”. Gjithashtu ai theksoi se Rama sillet kështu se nuk ka opozitë përballë, nuk është faji i kryeministrit, por i opozitës që ka Saliun në krye.
“Është fshatareske. Këto i bëjnë provincat me intelekt të dobët, që kërkojnë hakmarrje nëpërmjet fjalëve, fyerjeve, sharjeve, por kurrë një kryetar shteti. Si mund t’i thuash ti buf kënete kundërshtarit politik, s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Ndaj thashë për krim vazhdues. Por kuptohet se psikika nuk është e rregullt”, shprehet ai.
Dhe me një opozitë përballë, kryeministri sipas tij sigurisht që do e shfrytëzojë situatën, duke pasur kohë të bëjë edhe video-postime thumbuese me ‘bufa kënete’ apo “Lul tsunami’.
“Problemi është se s’ka opozitë. E ka ai në dorë, se s’ka opozitë. Nuk e bën Rama, ka Saliun përballë dhe e shfrytëzon. Saliu është non grata në Amerikë, nuk është në Afrikë. Edhe për veprimtari antiamerikane. Nëse janë të vërteta ato që më kanë thënë kompetentët në biseda është shumë e rëndë. Proces penal, të shohim, të shohim gjyqin, por është nën akuzë dhe s’është gjë e lehtë. Nuk kanë opozitë përballë. Këta janë nën akuzë ndaj ka dhe devijacione, me psikikë të njeriut të akuzuar, por kur kanë avokatë të fuqishëm që dinë t’i ndalojnë, nuk e bëjnë”, përfundon Ngjela.

