Connect with us

Pinknews

Dasma e vitit/ Gjesti dhe Egli i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit, kush ishin të ftuarit që morën pjesë

Një tjetër dasmë ka ndodhur në Big Brother VIP 4, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit. Nisur nga kërkesa e Gjestit, Vëllai i Madh organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin. Një event special i organizuar në zonën “Storm Arena”, ku nuk munguan të ftuarit specialë.

Por surprizat nuk mbaruan me kaq, sepse ai që i kurorëzoi ishte pikërisht moderatori i këtij programi, Ledion Liço, i cili shpalli burrë dhe grua Eglin e Gjestin pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit.

Pasi shkëmbyen puthjen e tyre, filloi muzika, me dy artistët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët “ndezën” atmosferën e dasmës me këngët e tyre.

Ceremonia vijoi për disa orë, e cila u transmetua drejtpërsëdrejti në dy kanalet e Big Brother VIP në DigitAlb.

Advertisement