Pinknews
Dasmë e ‘blinduar’/ Arbana dhe Eduarti ‘ndalojnë’ të ftuarit të bëjnë foto
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë të shtunë. Çifti dëshiron të ruajë privatësinë në maksimum, duke bërë për ta edhe një kërkesë të rëndësishme. Kërkesa është theksuar edhe në ftesën që kanë marrë, në të cilën thuhet se duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale.
“Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.
Çifti ka pajtuar edhe një skuadër sigurie për ta ruajtur gjithçka sa më private.